27/12 11:47
Çfarë mund të bënte bashkë Anxhela Peristerin dhe Kledi Bahitin?! Padyshim që muzika. Të gjithë nuk e dinim, por dyshja prej vitesh ruan një miqësi shumë të mirë dhe kanë realizuar një mori këngësh sëbashku.
Veç këngës, dyshja e ka sfiduar veten dhe në aktrim, teksa improvizojnë situata të ndryshme komike. Kjo “hobi” i tyre u zbulua në emisionin “E Diell” kur Fjoralba Ponari pyet Kledin, nëse ka një histori të lezeçme me Anxhelën.
Kledi tha se po, sepse dhe Anxhela shpesh e regjistron me emra të ndryshme në telefon, një herë si burrin e saj vlonjat ose nga malësia.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon duke filluar nga minuta e 14:00.
Top Channel