Armë dhe kokainë! Arrestohet 39-vjeçari në Tepelenë, hilja që përdorte për t’u shpëtuar kontrolleve

01/05/2020 14:13

Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Tepelenë pasi qarkullonte me armë zjarri dhe iu gjet lëndë narkotike kokainë.

Për t’iu shmangur kontrolleve, dyshohet se ky shtetas përdorte një emblemë të Policisë, e cila u gjet në makinë. Kapja e 39-vjeçarit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me FNSH Fier, në pikën e kontrollit në kufirin ndarës mes Tepelenës dhe Mallakastrës.

Në vijim të veprimeve u vu në pranga edhe pronari i automjetit ku u gjetën sendet e kundërligjshme.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 1 armë sportive, 2 armë të ftohta, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një emblemë metalike si ato të Policisë së Shtetit. Gjatë kontrolleve të imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, efektivët evidentuan dhe arrestuan në flagrancë 39-vjeçarin B. H., banues në Tiranë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve u bë edhe ndalimi i shtetasit R. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë, pronari i mjetit.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë ose sportive”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA