Lëpiu pjatat e pronarëve të infektuar, qeni rezulton pozitiv me COVID-19

29/04/2020 22:36

Një qen i një familje në Karolinën e Veriut, të Shteteve të Bashkuara, ka testuar pozitiv me COVID-19, shkruan CNN.

Sam McLean, gruaja Heather dhe djali i tyre Ben, u diagnostikuan me koronavirus muajin që lamë pas. Nga familja, vetëm vajza e çiftit, Sydney, nuk shfaqi kurrë simptoma. Mirëpo, familja mori pjesë dhe në një studim të realizuar nga Universiteti Duke rreth virusit korona, nga ku mësuan se dhe qeni i tyre Winston, ishte i infektuar me virusin famëkeq. Dyshohet se qeni ka lëpirë pjatat ku kanë ngrënë të zotët, ndaj dhe është infektuar me koronavirus.

Chris Woods, studiuesi kryesor i studimit, tha që studiuesit po grumbullonin mostra edhe nga kafshët shtëpiake të familejeve, për të parë se si koronavirusi përhapet në shtëpi. Edhe pse ato kanë testuar shumë kafshë shtëpiake deri më tani, mostra e Winston është e vetmja që rezulton pozitive me virusin. Ai besohet se është qeni i parë në vend që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan CNN.

“Sasia e virusit tek Winston është shumë e ulët. Ne mendojmë që ai nuk është një vektor i mundshëm i transmetimit të virusit tek njerëzit apo kafshët e tjera”, tha Woods.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA