Masat e koronavirusit/ Shpërthen regjisori: Po jetojmë më keq se në burg

28/04/2020 15:09

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar regjisori Kastriot Çipi.

Në studio u fol nëse masat e marra nga qeveria, nëse janë të duhurat apo të ekzagjeruara. Në lidhje me këtë temë, regjisori Çipi, u shpreh shumë i nervozuar. Ai e krahasoi situatën me një shembull.

“Nëse fëmija im do të ishte në burg, do të kishte tre orë leje për të marrë ajër, por djali im që s’ka bërë asnjë krim, është i detyruar të burgoset në shtëpi”, tha regjisori. Po ashtu ai shtoi se qeveria ka ndaluar të lahesh në det, por Çipi e shikon këtë masë si të ekzagjeruar, sepse larja në det sipas tij, nuk ndikon sa i takon transmetimit të virusit.

“Nëse fëmija im do të ishte në një krim dhe do të ishte në burg, do të kishte tre orë ajrim në burg, por fëmija im nuk e ka këtë të drejtë. Ai duhet të qëndroj në shtëpi dhe të qëndroj mbyllur pa vendim gjykate, edhe pse s’ka bërë asnjë krim. Në fashat e ngushtuara orare, është më shumë e mundur që personat të infektohen, sepse ka shumë dyndje. Maska duhet të ishte që ditën e parë rregull, nëse nuk mbajnë maskën keni gjobë. Në Shqipëri është e ndaluar të futesh në det, ç’lidhje ka kjo me masat kundër virusit. Në Shqipëri ka njerëz jashtë burgut që jetojnë më keq sesa në burg. Në burg, ke strehë, shtrat televizor në dhomë, ke të drejtën e takimeve speciale. Ke të drejtë të dalësh dy orë në ajrim. Nëna ime vuan nga hipertensioni, ka nevojë të lëvizë, kur të dalë ajo kur t’i mbushet mendja Edi Ramës?”, tha regjisori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA