Nëse teatrin nuk e ndjekim dot fizikisht këto kohë, atëherë zini vendin më të mirë në shtëpinë tuaj dhe rehatohuni për të të parë shfaqjen. Teatri Metropol vjen çdo fundjavë në çdo shtëpi, për të gjithë familjen.

Në bashkëpunim me RTSH Radio Televizioni Shqiptar, Teatri Metropol ka kënaqësinë t’iu prezantojë për ju #TeatriMetropolNëShtëpi. Çdo fundjavë do të keni mundësi të ndiqni online disa shfaqje të përzgjedhura, falas në kanalin e Teatrit Metropol në Youtube. E nisim sot me dy shfaqjet e para “Rrajët lëvizin” e bazuar në veprën e Ernest Koliqit dhe regji nga Rozi Kostani, sjellë në skenë në festivalin e dramës shqipe “MetroFest” në Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana. E ndërkaq ditëne diel, në orën 11:00 për fëmijët do të transmetohet shfaqja, “Tullumbaci i kuq” eme autor Barry Kornhauser me regji nga Roerd Toçe dhe interpretim nga Erdet Miraka.

“Rrajët lëvizin”

Autor: Ernest Koliqi

Regjisor: Rozi Kostani

As/Regji: Benada Mulla

Aktorë: Kristina Doda, Marjus Dhrami, Ketjona Pecnikaj, Rozi Kostani, Bruno Shllaku, Pamela Taraboshi

Kostumografe: Suzana Bodinaku

Skenograf: Laid Ymeri

“Rrajët lëvizin… lëvizin në kujtesën tonë për të mbetur të paprekura nga fashitja e egër kohore.

Kështu Ernest Koliqi profetizon dëshirën e tij më të zjarrtë… dhuratën për të parë me sytë e tij atë çka ka qenë…

Shkodër me 197…

Duket si rutina e një tjetër dite, ku Roza dhe Pashko, një çift i cili banon prej disa kohësh me qira në shtëpine e Sinadinëve, ndërtesë kjo e marrë në kujdestari prej Andreas dhe Ganxhës. Jeta e palumtur bashkshortore për shkak të botëve të ndryshme na pasqyrohet nëpërmjet dialogut të Rozës me të motren Lina! Pavarësisht natyrës së paqtë të Linës, një vajzë fetare dhe solare, Roza vetproçedon në ankesa kundrejt të shoqit sapo përmendet emri i tij… Por pavarësisht mardhënieve interesante nëpërmjet personazheve, Koliqi e ka ruajtur këtë ditë për diçka më të madhe… Rikthimin e rrajve të vjetra. Iza, personazhi i përshkruar si hyjnore, e paprekshme, e pa arritshme nga vetë personazhet femra, akoma pa hyre në skene krijon lekundje tek karakteret e tjera. Ajo është e bija e pronarit të shtëpisë, poetit të debuar padrejtësisht prej vendit të tij. E kështu drama biografike na shpërfaqet në tri dimensione kohore. Iza me sytë e të atit na rikthen panoramën e dikurshme të shtëpisë duke ftuar të bëhen pjesë edhe banorët e tjerë të saj. Pashko gjen vetveten… një njeri që mund të shoh e beri pjesë të nje bote tjeter, atë bot që ai e kish’ mbulur me një perde që sot ra aq leht nën tingullin e poezive që Iza solli nga e shkuara!

“Tullumbaci i kuq”

Titulli: “Tullumbaci i kuq”

Autor: Barry Kornhauser

Regjia: Roerd Toçe

Interpreton: Erdet Miraka

Shfaqja e fëmijëve “Tullumbaci i kuq” e shkruar nga Barry Kornhauser, vepra vjen këtë fundjavë në analin e Teatrit Metropol në youtube për spektatorin e vogël. Kjo shfaqje teatrale e cila flet për një burrë dhe një tullumbace të kuqe vjen në skenë jo nëpërmjet fjalës por nëpërmjet pantomimës, gjatë së cilës përcjell një sërë emocionesh te publiku. Personazhi i vetëm njerëzor në këtë shfaqje është Plaku, i cili nuk flet më, pasi nuk ka me kë të flas. Ngjarja zhvillohet në apartamentin minimalist dhe dëshpërues të Plakut në Paris. Ai mund të mos ketë harruar si të flasë, por ka harruar si të luajë. Jeta e tij është e qetë dhe e trishtë dhe ai e ka pranuar këtë mënyrë jetese. Trishtimi në hapat e tij të rëndë janë në kontrast të plotë me karakterin e tullumbaces, e cila është energjike, plot gjallëri, e shkujdesur dhe mjaft lozonjare. Të gjitha këto mjaftojnë për ta thyer ngurtësinë e Plakut. Kjo shfaqje flet për rizbulimin e ndjesisë së lojës dhe gëzimit.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u bërë “Subscribe” në kanalin tonë në Youtube dhe ji i pari që lajmërohet mbi shfaqjet e reja.

youtube.com/watch?v=XHcLL9DDr90

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA