Vdiq nga Covid-19 një ditë pasi lindi djalin/ Flasin familjarët: Mjekët na thanë të ktheheshim në shtëpi

24/04/2020 04:44

Një grua 29 vjeçe ka vdekur nga koronavirusi vetëm një ditë pasi ka lindur djalin e saj. Ngjarja e ndodhur me 8 prill në Birmingham sigurisht që tronditi botën.

2 javë pas ngjarjes së rëndë, familjarët e Fozia Hanif, kanë gjetur forcën për të folur në një deklaratë para mediave. “Pasi rezultoi pozitive me Covid-19, mjekët na thanë që mund të kthehemi në shtëpi dhe ta vazhdojmë atje terapine. Pas 4 ditësh, motar kishte vështirësi në frymarja dhe ne thirrën ambulancën.

Mjekët i bënë analizat dhe situata ishte nënkontroll. Në ditën e dytë në spital ajo lindi. Pastaj morëm lajmin e hidhur që Hanif nuk ja doli në luftën me koronavirusin”- tha e motra e 29 vjeçares.

Pas testit të bërë për Covid-19, foshja ka rezultuar negative.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA