Një egjiptiane komentatore online raportohet se është arrestuar së fundmi për “nxitje të shthurjes” pasi nxiste të rinjtë të përdornin rrjetin Tiktok

Haneen Hossam u arestua nga autoritetet pasi videot e saj online sollën zemërim të gjerë dhe sipas zyrtarëve kishin “nxitur shthurjen dhe shkelin ligjet e moralit publik” të Egjiptit.

Në pamjet e saj online blogerja u ofron vajzave mbi 18 vjeç “shansin të punojnë nga shtëpia për të fituar 2000-25000 euro” duke bërë video dhe duke folur me të huaj.

Ajo shtonte: “Ju do të krijoni miqësi me këta njerëz, në një formë të respektueshme”.

Hanin Hossam, studente arkeologjie, tashmë përballet me akuza shpërndarje videosh të papërshtatshme në rrjetet sociale dhe shkelje të moralit publik.

Kreu i fakultetit të saj Mohamed Othman El-Khosht tha se kishte marrë disa sinjalizime se një studente u bënte thirrje femrave të “regjistronin video të papërshtatshme” në këmbim të parave, dhe shtoi se universiteti do të jepte dënimin maksimal për shkeljen e vlerave dhe traditave të vendit prej saj.

Në një prej videove të saj ajo thoshte: “Ka shumë njerëz të famshëm që e bëjnë këtë, prandaj nuk quhet prostitucion”.

Feministja egjiptiane Ghadeer Ahmed i doli në mbrojtje Hossam duke thënë se ishte bërë objekt abuzimi nga autoritetet.

Komentatorë të tjerë në rrjetet sociale thonin se aktiviteti që nxiste ajo” është i njëjtë me prostitucionin, jo me anë të marrdhënieve, por duke treguar trupin e vajzave”.

Një tjetër thoshte: “TikTok, Likee e aplikacione si këto duhet të ndalohen në të gjitha vendet arabe. Mua nuk më pëlqejnë fare”.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA