Shpeshherë, të biesh në gjurmët e një tradhtie s’është aspak e lehtë. Kjo për shkak të rrethanave ose aftësisë së partnerit/es për ta fshehur sa më mirë.

Nëse ju duhet pak ndihmë në këtë fushë, yjet janë aty përherë të gatshme për t’ju udhëhequr. Më poshtë, (nisur nga çfarë shprehen astrologët) do të mund të zbuloni 3 shenjat më të prirura të zodiakut për të tradhtuar. Jo vetëm kaq, por për më tepër, këto janë edhe shenjat që struken dhe fshihen më së miri.

FOTO GALERI
3/3
Peshorja (23 Shtator - 22 Tetor) Peshoret jepen pas të bukurës, emocioneve dhe dashurisë. Kërkojnë të vënë ekuilibrat në jetë, të kenë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të balancuar. Nëse një Peshore tradhton, kjo ndodh për shkak se personi në fjalë gjykon se është vënë në kërkim të diçkaë që thjesht nuk mundet dot ta sigurojë te partneri/ja aktual. Padyshim që do të ndihën keq për të gjithë këtë situatë dhe do të bëjën çmos që të mos zbulohen. Në rast se tradhtia do të merret vesh, nuk do ta mohojnë. E para gje që do t’ju thonë është se nuk kishin në plan ta bënin diçka të tillë, dhe vërtet ashtu është. Për aq kohë sa e bëni Peshoren të ndihet i/e përmbushur, do keni një partner/e besnik/e.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA