Shpeshherë, të biesh në gjurmët e një tradhtie s’është aspak e lehtë. Kjo për shkak të rrethanave ose aftësisë së partnerit/es për ta fshehur sa më mirë.

Nëse ju duhet pak ndihmë në këtë fushë, yjet janë aty përherë të gatshme për t’ju udhëhequr. Më poshtë, (nisur nga çfarë shprehen astrologët) do të mund të zbuloni 3 shenjat më të prirura të zodiakut për të tradhtuar. Jo vetëm kaq, por për më tepër, këto janë edhe shenjat që struken dhe fshihen më së miri.

FOTO GALERI
2/3
Binjakët (21 maj - 20 qershor) Shenja e Binjakëve i shtohet listës së tradhtarëve, çka vjen si pasojë e dualitetit në karkaterin e saj dhe të paturit dy anë të mundshme të personalitetit. Binjakët kanë nevojë për shumëllojshmëri, liri dhe fleksibilitet në jetën e tyre për të qenë të lumtur. Ju pëlqen të shoqërohen me njerëz që provojnë gjëra të reja, ndaj shpesh mund të ngecin në rrjetën e një romance të re. Jepen pas kënaqësive në jetë, përfshirë pse jo edhe një tradhti, nëse ajo u fal emocion. Ndonëse nuk e kanë për qëllim të tradhtojnë, shpesh dicka e tillë ndodh dhe Binjakët do të përdorin inteligjencën e tyre (shquhen për një të tillë) që të mos zbulohet asgjë. Nëse merret vesh, ata do të përpiqen t’ju thonë atë që ju dëshroni të dëgjoni, por mos u habsini nëse ju tradhtojnë sërish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA