Si veprohet me personat që do akomodohen në hotele për karantinë? Fatos Cerenishti: Ka një protokoll…

21/04/2020 18:00

Ditën e sotme në Top Talk në Top Channel është folur për sezonin turistik dhe sa i prekur është ai nga koronavirus. Në studio kanë qenë të ftuar dy administrator hotelesh në zonën e Golemit, Fatos Cerenishti i FAFA Premium Hotel dhe Muhamed Kurmeni nga Harmoni Hotel.

Zoti Fatos Cerenishti është pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse i është kërkuar për karantinimin e personave që vijnë nga jashtë.

Cerenishti:

FAFA është planifikuar për një numër të riatdhesuarish sepse nuk mund të rrinim larg këtij operacioni sepse është më shumë human se sa të flitet për fitime.

Dyrnjaja: Sa është numri i personave që mund të akomodoni dhe në cilat kushte janë dhoma specifike?

Cerenishti: Ata do të jenë në standarde normale në një nga hotelet sepse kemi disa hotele. Rreth 150 persona kemi menduar që të akomodohen pranë strukturave tona. Janë marrë të gjitha masat dhe do të priten si turistë normal, ashtu siç kaluam me tërmetin.

Dyrnjaja: A ka masa specifike në kushtet shëndetësore?

Është një protokoll që kemi me ministrinë e Turizmit dhe Shëndetësisë. Jemi përgatitur që nga dezinfektimi që është bërë para disa ditësh. Qoftë akomodimi, qoftë ushqimi do të jetë specifik pasi kemi një rregullore të brendshme e cila është vendosur mes dy palëve, neve dhe ministrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA