Deri disa vite më parë, Portugalia nuk kishte para për të mbushur ambulancat e saj me karburant.

Në fillimin e pandemisë, ajo nuk I kishte shtretërit e posacëm të kujdesit intensiv të Gjermanisë, PBB-në për frymë të Francës ose efikasitetin legjendar skandinav. Megjithatë, Portugalia e vogël, dhe jo e pasur është një preje shteteve te Europës që e përballoi më me sukses koronavirusin.

Rezultati atje konsiderohet i shkëlqyer nga pikëpamja shëndetësore, por lëvdata vendi ka marrë edhe në këndvështrimin politik. Dobësitë nuk mungojnë as këtu, megjithatë krahasuar me mjaft të tjerë dhe për kushtet që ka, Portugalia shihet si një histori suksesi në betejën kundër sëmundjes. Ajo që bie në sy ndër të tjera, shkruan Corriere della Sera, ishte uniteti në skenën politike.

Kreu i opozitës së qendrës së djathtë, Rui Rio deklaroi që në fillim se kërcënimi i Covid 19 kërkon “ unitet, solidaritet, ndjenjë të lartë përgjegjësie”. “ Për mua, për momentin, qeveria nuk është fytyra e një partie kundërshtare, por drejtimi i një kombi që duhet ta ndihmojmë të gjithë. Kryeministri Antonio Costa, mbështetuni në ndihmën tonë.

Ju urojmë guxim, nerva çeliku dhe fat të mirë sepse fati juaj është dhe fati ynë”, deklaroi Rio. Me një popullsi prej më shumë se 10 milionë banorësh, Portugalia ka 760 vdekje, ndërsa Spanja fqinjë numëron gati 22 mijë jetë të humbura nga pandemia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA