Koronavirus në Spanjë/ 3.968 të infektuar në 24 orët e fundit, rritet bilanci i viktimave
21/04/2020 13:14
Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka publikuar shifrat zyrtare më të fundit, këtë të martë, ku numri total i të prekurve ka arritur në 204.178 persona, 3.968 më tepër se dje.
Kujtojmë se “piku” me të infektuar në Spanjë ishte data 31 mars, ku brenda 24 orësh u konfirmuan 9.222 raste të reja me Covid-19.
Numri i viktimave ka arritur shifrën e 21.282 personave, ku janë shënuar 430 vdekje në 24 orët e fundit.
Kujtojmë se shifrat më të larta të viktimave në një ditë (brenda 24 orëve) u shënua data 2 prill, ku u regjistruan 950 vdekje nga koronavirus.
Lajm i mirë është se 82.514 njerëz tashmë kanë një rikuperim të plotë dhe kanë lënë spitalet, një rritje prej 1,928 personave që prej ditës së hënë.
Top Channel