Stomatologët britanikë paralajmëruan se pacientët po mbeten pa u trajtuar ndërsa qendrat e emergjencave përballen me një mungesë të theksuar të pajisjeve mbrojtëse.
Izolimi ka bërë që disa persona me probleme akute si infeksionet në dhëmb ta merrnin situatën ne duart e tyre, sepse dentistët nuk i vizitojnë dot. Shoqata e Stomatologëve Britanikë tha që 54 përqind e dentistëve në Angli nuk kanë qenë në gjendje të trajtojnë pacientët në qendrat urgjente të kujdesit dentar (UDC), të cilët janë ngritur në të gjithë vendin pas hyrjes në fuqi të masave izoluese për shkak të pandemisë. Kjo situatë ka bërë që Billy Taylor nga Devon, ta hiqte vetë dhëmballën e infektuar pasi nuk duronte dot më dhimbjet.
33-vjeçari i tha Radio 4 të BBC-së se I telefonoi shërbimit të urgjencës, por përgjigja që mori ishte se do të vinin vetëm po të mos merrte dot frymë, ndryshe nuk e ndihmonin dot. Atëherë telefonova dentistin tim dhe më tha se klinika e tij është mbyllur dhe se do të më vendosnin në krye të listë së pritjes, por nuk ishte rasti im, unë po çmendesha nga dhimbjet”, tha Taylor. 33 vjecari rrëfeu se atëherë kishte marrë një qese me akull dhe e kishte vënë në fytyrë derisa ajo ishte mpirë krejtësisht. Paskesaj, kishte nisur ta shkulte vetë dhëmballën, një përpjekje që siç thotë, i zgjati një orë e gjysmë.
Top Channel