Republika Çeke do të nisë një studim gjithëpërfshirës, për të përcaktuar numrin e rasteve të pazbuluara me koronavirus në popullatën e saj.

Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, deklaroi se 27,000 njerëz në gjithë Çekinë do të testohen gjatë dy javëve të ardhshme, nisur nga e enjtja. Studimi do të kryhet në pjesë të ndryshme të këtij vendi. Popullata e testuar do të përfshijë vullnetarë dhe një grup të zgjedhur të njerëzve që vuajnë nga sëmundjet kronike. Rezultatet do të bëhen publike në fillim të majit dhe pritet t’i ndihmojnë autoritetet për të planifikuar heqjen e masave të izolimit, të ndërmarra për të frenuar pandeminë.

“Ekziston një grup njerëzish që nuk janë të përfshirë në statistikat e rasteve pozitive, por që e kanë pasur tashmë sëmundjen. Ata nuk e dinë as vetë një gjë të tillë, sepse nuk kanë simptoma. Por ndërkohë, antitrupat tek kjo kategori njerëzish janë krijuar, “ tha Vojtech. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë në Republikën Çeke, 6,914 persona janë infektuar me koronavirus. Raste aktive janë 5,121, ndërsa 196 vetë kanë humbur jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA