Amnistia fiskale/ Basha në Open: Nuk bëhet për emigrantët, por për pastrim parash
21/04/2020 23:57
Lulzim Basha në një lidhje live në Open në Top Channel hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Basha tha se qeveria nuk ka një plan për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga koronavirusi.
Basha u ndal edhe tek amnistia fiskale që ka lançuar qeveria. Sipas Bashës amnistia po bëhet që krimi të pastrojë paratë.
“Kjo amnisti nuk bëhet për emigrantët. Rama ka qenë vetë emigrant, sa para ka sjellur, sepse të deklarimet i ka të ulëta. Po cilët emigrant vijnë me këto kushte. Ja e zëmë se u hapën kufijtë, po nga Gjermania, Zvicra etj nuk mund të vish me më shumë se 10 mijë euro me vete. Kjo bëhet që një grusht personash afër kryeministrit të pastrojnë paratë”- tha Basha.
Top Channel