Vlorë/ “Mbin” bari i panjohur pas 40 ditëve karantinë, kryebashkiaku thirrje qytetarëve: Mos iu afroni, do të…

20/04/2020 20:10

Pas rreth 40 ditëve karantinë në qytetin e Vlorës ka “mbirë një lloj i panjohur bari i lartë.”

Ky është një lloj instalacioni që është vendosur nga Bashkia ndërsa kryebashkiaku Leli shkruan me ironi “se do të angazhojë Institutin e Bimëve për të analizuar shkaqet e lindjes dhe përbërjen biologjike të kësaj specieje.”

Postimi i plotë:

Na rezulton se gjate ketyre 40 diteve te karantines ne hyrje te Vlores ka mbire nje lloj i panjohur bari i larte qe e ruan vesen gjate gjithe kohes ne forme te konservuar pergjate trupit.

Bashkia e Vlores do te angazhoje Institutin e Bimeve per te analizuar shkaqet e lindjes dhe perberjen biologjike te kesaj specieje.

Ju bejme thirrje te gjithe qytetareve te mos i afrohen pa u zbuluar me pare efekti i kesaj bime mbi organizmin e njeriut! Për momentin bime te tjera dhe peme te ndryshme po shtohen rrotull barit te cuditshem me permasa gjigande qe ka dale ne hyrje te qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA