“Nuk e mendova dy herë…”, ja çfarë thanë infermierët shqiptarë para se të niseshin në Itali: Obligim për t’ju kthyer ndihmën

20/04/2020 17:56

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet gjatë momentit kur 60 infermierët shqiptarë bëhen gati për tu nisur drejtë Ialisë për të shërbyer në luftën kundër covid-19.

Infermierët kanë pohuar se nuk e kanë menduar dy herë kur janë telefonuar për këtë mision humanitar. Ndër ët tjera ata janë shprehur se e ndjejnë si obligim për tu kthyer ndihmën e dhënë nga Italia në vitet kur shqipatrët kishin më shumë nevojë.

“Zgjodha të shkoj infermiere vullnetare për shkak se Italia ndodhet në një situatë të vështirë dhe ti japim sado pak ndihmesë tonë”

“Shumë të afërmit e mijë jetojnë atje dhe ata mund të kenë nevojë ndoshta.”

“Menjëherë, menjëherë sapo më kanë telefonuar kam pranuar”

“Mendoj se të gjithë ata profesionalin tim ta kthej atje ku e kam marrë.

“E ndje si obligim për shkollën dhe profesionin që kam”

“Dua të tregoj vetën si pjesë e humanizmit që janë infermierët. do tregojmë veten tonë në këtë luftë”

“Menduam që t’ju kthejmë nderin që na kanë bërë kur kishim nevojë për ta.”

“Cdo njeri ndihet moralisht i detyruar. Gjerat e tjera janë në plan të dytë.”

Këto janë disa nga deklarata e bëra nga infermierët shqiptarë që janë nisur drejt Italisë.

FOTO GALERI
7/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA