Një festival i lashtë i periudhës së para-korrjeve në shtetin indian Bengalit, ku burrat shpojnë veten e tyre me shufra e grepa, është anuluar sivjet prej koronavirusit.

Por Sahar Zand i cili mori pjesë prillin që shkoi, thotë se shumë njerëz besojnë se nëse nuk tregojnë devotshmërinë e tyre ndaj perëndisë hindu Shiva, të korrat e tyre do të dështojnë.

Rrejti BBC zhvilloi një reportazh të gjerë mbi ritualin prillin e shkoi në brigjet e lumit Ganges. Aty një grup të rinjsh te veshur me të kuqe qëndronin nën hijen e një peme të madhe, dhe mprehnin shtizat e tyre rreth 60 cmtë gjata, tëquajtura  bursee.

Më i madhi i grupit Sandos, 26, është i vetmi që ka marrë pjesë më parë në ritual. Ai tregon se gjatë viteve është shpuar në buzë, veshë, krahë. Gjoks, bark. “Dhimbja është e përkohshme, ndërsa shpërblimi i përhershëm. Ne të gjithë duhet të paguajmë një çmim për të marrë atë që duam”, thotë ai.

Shpërblimi janë të korrat e mira. Në fshatin e Krishnadevpur në Bengal, festivali i Gajan, është festa më e madhe e vitit. Pjesmarrja e fermerëve tregon devotshmërinë e tyre për shenjtorin hindu Shiva, i cili besoshet se garanton mot të mirë për të korrat.

“Pasi nisim ritualet, Zoti Shiva merr në kotroll trupin tonë dhe na jep forcë e kurajo mbinjerëzore”, thotë Sandos.

Duke e dëgjuar atë është Rahul, i cili thotë se i ka kërkuar shpesh prindërve ta lënë të marrë pjesë që kur ishte 10 vjeç. Tani ai është 15 dhe pas disa të korrave të dobëta prindërit u detyruan ta lejonin.

“Shiva nuk është i kënaqur prandaj ne po vuajmë nga të korrat, ai po na dënon. Kështu që për të mbrojtur veten dhe familjen nga zemërimi i tij, duhet të provojmë devotshmërinë”, thotë ai.

Ndërsa 22-vjeçari Ajoy që ka marrë pjesë disa herë në Gajan, thotë se kësaj here nuk e bën më. Ai është bërë skeptik. “Kur nuk shikoj rezultate atëherë përse duhet ta bëj?”, pyet ai, duke përmendur thatësirën apo përmbytjet që shkatërrojnë të mbjellat.

 

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA