Fotot/ Rusia ndërton nga themelet spitalin gjigant për pacientët me koronavirus, reagon Putin

18/04/2020 13:26

Presidenti rus, Vladimir Putin përuroi një spitali të ri për të prekurit nga koronavirusi, i cili pretendohet se është ndërtuar nga themelet brenda 36 ditësh pune të pa ndalur.

Ky ndërtim madhështor në Moskë ka kushtuar rreth 100 milionë euro dhe do të ketë një kapacitet pritës për 800 pacientë, që nënkupton 300 pacientë më shumë sesa ishte parashikuar, dhe ka ardhur si rezultat i frikës së krijuar në qytetet se nuk do të mund të përballonin rastet që do të paraqiteshin.

Presidenti Putin bëri përurimin e spitalit të ri përmes një video-konference, i cili u ndërtua nga mijëra punëtor, së bashku me një godinë ushtarake me kapacitete prej 60 shtretërish në Nizhny Novgorod.

“Të dy qendrat u ndërtuan nga fillimi për një kohë të shkurtër, vetëm disa javë, gjë kjo e paprecedentë”, deklaroi Putin.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA