Si zogjtë me cicërima, fëmijet e “Zyber Hallullit” këndojnë nëpër rrugët e Tiranës

17/04/2020 19:11

Ju kujtohet kënga “Si zogj me cicerima”, kolona zanore e “Kur xhirohej një film”? Luan Zhegu na e risjell sërish, por këtë herë bashkë më Mariza Ikonomin e me femijet e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” për të na e kujtuar se sa e çmuar është shtëpia, qyteti dhe kujtimet e fëmijërisë, veçanërisht këto ditë kur dihet t’i japim shpresë njëri-tjetrit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar videon e risjellë në rrjetet sociale.

Një kënge shumë e veçantë, me klipin të xhiruar nëpër rrugët e qeta të Tiranës në kohën kur qytetarët e saj janë në karantinë për shkak të epidemisë botërore.

“Si zogj me Cicërima”?

Luan Zhegu, Mariza Ikonomi & fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, risjellin kolonën zanore të filmit “Kur xhirohej një film”, të orkestruar nga Sokol Marsi.

“Askush më mirë se ne, nuk e di kuptimin e vërtetë të fjalës SHTËPI”! #DoJaDalim”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA