Një motoçikliste që humbi njërën këmbë në një aksident të tmerrshëm është bërë tashmë modele dhe tregon me krenari cungun e saj.

26 vjeçrja Tahlor Self thotë se kërkon të frymëzojë të tjerë të gjymtuar të pranojnë paraqitjen e tyre duke treguar gjithçka për kamerat.

Jeta e Tahlor ndryshoi përgjithmonë në aksidentin e marsit 2016 kur duke drejtuar motoçikletën e saj ajo u përplas me një makinë në New Orleans, SHBA. Megjithë përpjekjet e bëra, mjekët u detyruan të presin këmbën e saj të majtë sipër gjurit.

Tashmë për të ndihmuar në tejkalimin e paaftësisë së saj Tahlor nga Oaklahoma, mori vendimin e guzimshëm për t’u shfaqur në një sesion fotografish në mbeshtetje të të gjymtuarëve. Ajo ka tashmë një këmbë prostetike që përdor çdo ditë, por thotë se kërkon të tregojë veten e saj te të tjerët.

“Pas aksidentit e kuptova se do të kisha një jetë më të mirë nëse e prisja këmbën dhe kështu që ishte zgjedhja ime. Më parë isha një person sumë aktiv dhe përshtatja më pas me jetën e re shte e vështirë. Pesë muaj qëndrova në karrige me rrota. Asokohe nuk dukesha shumë si modele por këtë doja ta bëja. Ishte një eksperiencë fuqizuese dhe besoj se kam dërguar një mesazh të fuqishëm. Dua t’i tregoj njerëzve se mund të jenë vetvetja edhe nëse u ndodh diçka e keqe si kjo”, thotë ajo.

Tahlor tregon më pas për aksidentin:

“Mora një kthesë me motor dhe aty ishte një makinë në mes të rrugës. U përpoqa të ndryshoja drejtim por u përplasa me makinën prapa. Më çuan në spital me ambulancë ajrore. Kisha lidhur bluzën te këmba për të mos humbur gjak dhe doktorët thanë se me shumë gjasa kjo më ka shpëtuar jetën. Kur u zgjova ditën tjetër pashë që doktorët e kishin rregulluar këmbën time. Ata më thanë se kishin arritur ta shpëtonin por duhet të bëja pesë deri në shtatë vite operacione dhe nuk do të ecja kurrë si më parë. Kjo nuk më pëlqente dhe ata mëdhanë mundësinë ta prisnin. Ishte vendim i vështirë.
“Para aksidentit isha një person i pavarur, bëja sporte ndërsa tani duhet të mbështetem te të tjerët për shumë gjëra”, thotë ajo.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA