Rregullat e distancimit social për parandalimin e koronavirusit kanë reduktuar ashpër kontaktet mes njerëzve, por sipas agjencisë islandeze të pyjeve ka mënyra të tjera për ushqimin e shpirtit, siç është përqafimi i pemëve.

Deri kohët e fundit përqafimi i pemëve shihej si një stil ambjentalist i shpikur nga rebelët ‘hippy’ në vitet 1960-të e 70-të, por studime të viteve të fundit kanë zbuluar ka mjaft psikologji prapa nxitjes për këtë sjellje.

Tashmë besohet se të qenit i afërt me një pemë mund të zbusë sëmundjet mendore si depresioni, hiperaktiviteti i deficitit të vëmendjes, apo dhe dhembjet e kokës.

Ka një numër në rritje të njerëzve që po kthehen gjithnjë e më shumë te trajtimet natyrale ose shpirtërore në vend të mjekimeve tradicionale.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA