Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot
17/04/2020 07:41
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03ºC në 15ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 23ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 24ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 20ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimine motit në qytet kryesore të Shqipërisë dhe botës:
Top Channel