ELBASAN- Dy makina janë shkrumbuar nga flakët në qytetin e Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje.
Të dy makinat janë të dyja në pronësi të ish-kryetarit të gjykatës A.V. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Deri më tani dyshohet se të dy makinave zjarri u është vënë qëllimisht pasi siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel automjetet kanë qenë larg njëra tjetrës.
A.V në nëntor të vitit që lamë pas u shkarkua nga detyra si gjykatës, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti parregullsi në të kaluarën e tij. KPK në atë kohë sqaroi se A.V u shkarkua nga detyra për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë.
Top Channel