Një grua nisi të qante kur dëgjoi për lajmin/ Indianët shkelin karantinën për funeralin e kaut të ngordhur që e konsideronin zot

17/04/2020 18:15

Ngordhja e kaut ‘Mooli’ i cili adhurohej si shenjtor, shkaktoi zi publike dhe besimtarët në fshatin indian thyen rregullat e izolimit për ceremoninë e varrosjes së tij.

Rreth 200 njerëz morën pjesë në funeralin e kaut që ishte njohur për aftësitë e tij të ruajtjes së racës.

Mooli kishte qenë dhe më parë në qendër të vëmendjes në festivale dhe kishte një status të lartë që lidhej me një tempull vendas.

Kafsha jetonte ne Madurai në shtetin jugor indian Tamil Nadu, që ka 1,242 raste koronavirusi dhe 14 vdekje.

“Fillimisht vetëm 30-50 njerëz ishin për të marrë pjesë në funeral por më vonë u mblodhën rreth 200. Ata nuk u mblodhën në një pikë të vetme por vazhduan duke ecur, për të bërë respektet e tyre. Pas varrosjes ata u lutën dhe u larguan,” tha zyrtari lokal Vinay.

Mediat vendase thonë se admiruesit e kafshës kishn sjellë kurora dhe dhurata për t’i dhënë lamtumirën.

“Një grua nisi të qante kur dëgjoi për vdekjen e tij. Të gjithë fshatarët ishin shumë të trishtuar,” tha banori vendas Kalubambarai, i cili shti se nëse nuk do të ishte koronavirusi, funerali i tij do të ishte “si një karnival gjigand.”
Mooli llogaritej se ishte 20 vjeç sipas banorëve.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel