Qeveritë e Argjentinës e Brazilit kanë nisur bisedimet për lëshimin e ujit nga diga gjigande Itaipú për rritjen e nivelit të lumit Paraná, zvogëlimi i të cilit po dëmton eksportet argjentinase te drithit që arrijnë në $20-miliardë në vit.

Diplomatët e dy vendeve latine fqinje do të takohen të premten tha ministria e jashtme e Argjentinës. Brazil merr energji elektrike nga Itaipú, një nga hidrocentralet më të mëdhenj në botë, por ka treguar gatishmëri për të ndihmuar Argjentinën e cila po vuan nga nivele të ulëta të lumenjve, thanë zyrtarët.

Thatësirat e verës së hemisferës jugore, bënë që nivelet e lumenjve të ishin më të ulëtat prej vitit 1989, duke i kushtuar shumë para tregtarëve të drithit në Argjentinë, në kohën e korrjes së farave të sojës. Vendi është eksportuesi më i madh në botë i farave dhe vajit të sojës.

Nivelet e ujit në Rosario, një nga portet kyçe të Argjentinës ishin vetëm 78 cm, pra rreth pesë herë më të ulëta se mesatarja e këtij viti, thanë zyrtarët. Kjo bën që anijet të mbushen me rreth 7,500 ton më pak, mesatarisht.

Kompania belge Jan de Nul po bën aty punime emergjence për thellimin e lumit ushqyes por nëse thatësira vazhdon uji do të ulet më shpejt nga sa mund të gërrmojnë mjetet, tha Gustavo Idigoras, president i grupit të eksportit të drithërave Ciara-Cec.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA