Një shimpanze është filmuar duke drejtuar një biçikletë e duke spërkatur me dezinfektues ambientet e një prej kopshti zoologjik në Tajlandë.

Kafsha u filmua në kopshtin Samutprakarn pranë Bangkok në Tajlandë, që është gjithashtu e njohur si fermë krokodilësh. Shefat përdorën majmunin për të promovuar punën që ata po bëjnë kundër pandemisë CoVid-19.

Në pamje kafsha inteligjente mban edhe një maskë në fytyrë dhe një këmishë havaiane, teksa pedalon një biçikletë fëmijësh me një bidon të madh dezinfektuesi nga prapa.

Kjo është quajtur si diçka mizore nga aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve. Vitin e kaluar disa pamje nga ky kopsht tregonin një elefant të dobësuar kockë e lëkurë që goditej me shkopinj bambuje nga kujdestarët për ta nxitur të performonte.

Drejtori i ‘fermës së kafshëve të egra’, Uthen Yangpraphakorn tha: “E kemi mbyllur që kur qeveria dha urdhrat për virusin kështu që tani nuk kemi shumë për të bërë. E pastrojmë shpesh vendin dhe nëse qeveria na lejon ta hapim jemi gati të presim përsëri vizitorë. Ky shimpanze stërvitet edhe në fermë por e sollën këtu për të çliruar pak gjymtyrët”.

FOTO GALERI
7/8
Shefat përdorën majmunin për të promovuar punën që ata po bëjnë kundër pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA