Shoferi i kapur në shkelje të karantinës justifikohet: Duhet të shpëtoja nga gruaja dhe fëmijët

14/04/2020 14:38

Shoferi i një BMW-je u ndalua nga policia dje në Angli në shkelje të ndalim qarkullimit prej koronavirusit, duke udhëtuar drejt anës tjetër të vendit.

Kur u pyet nga oficerët për arsyen e udhëtimit ai tha se duhet të dilte patjetër nga shtëpia për t’i shpëtuar gruas e fëmijëve.
Megjithë sinqeritetin e shkelësit të masave kufizuese të epidemisë, ai u gjobit teksa lëvizja e tij konsiderohej jo-esenciale.

“Të marrësh BMW-në për një xhiro 170 milje sepse ke nevojë të shkëputesh nga gruaja dhe fëmijët nuk është një udhëtim esencial! Rrugët tashmë janë të qeta por ka njerëz që ende nuk e kuptojnë situatën”, komentonin oficeret.

Policia britanike falenderonte publikun për qëndrimin në shtëpi gjatë fundjavës së Pashkëve në përpjekje për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, që deri tani ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz në Britani.

FOTO GALERI
2/3
Policia raportoi një tjeter person qe kishte dale nga qyteti per te marre barkën e tij.

Top Channel