Një vit pas arrestimit, Assange mësohet se është bërë dy herë baba brenda ambasadës ekuadoraine

14/04/2020 21:49

Më 11 prill 2019 kreu i rrjetit Wikileaks, Julian Assange u nxorr me forcë nga ambasada ekuadoriane në Londër ku ishte strehuar prej vitit 2012, për t’u arrestuar nga policia britanike me kërkesë të SHBA.

Tani një vit më vonë, bota po mëson se Assange është bërë baba i dy fëmijëve me të fejuarën e tij gjatë kohës që strehohej si azilant politik në ambasadë.
Britanikia Daily Mail detajonte mënyrat sesi çifti takoheshin dhe se Assange kalonte kohë dhe me fëmijët e tij të vegjël.
Avokatja 37 vjeçare Stella Morris, thuhet se ra në dashuri me Assange teksa punonte duke u munduar të ndalonte kërkesën e ekstradimit ndaj tij. Çifti u fejuan në 2017 dhe ende nuk janë martuar.

Gjatë kohës që fshihej në ambasadën ekuadoriane në Londër, Assange u bë baba i dy fëmijëve Gabriel e Max, me Stella Morris.
Gabrieli, fëmija më madh i çiftit është tashmë dy vjeç.
Morris thotë se Assange ka parë lindjen e të dy fëmijëve të tij me lidhje video, dhe shton se fëmijët e kanë vizituar atë edhe në burg.

Morris ka thënë:
“E dua shumë Juliani dhe mezi pres të martohem me të. Gjatë pesë viteve të fundit kam zbuluar se dashuria i bën dhe rrethanat më të patolerueshme të duken të durueshme, por tashmë jam e tmerruar se nuk do të mund ta shoh më gjallë.
“Julian kërkon të më mbrojë duke më fshehur nga të gjitha tmerret e jetës së tij. Unë kam jetuar qetësisht e privatisht duke rritur Gabriel e Max me ëndrrën time që një ditë të jemi së bashku si familje.
“Tanimë duhet të flas sepse e di se jeta e tij është në fije të perit.
“Shëndeti i dobët fizik i Julian e vë në rrezik të madh dhe ashtu si njerëz të tjerë të dobët, nuk besoj se do të mund t’i mbijetojë një infeksioni me koronavirus.
Atë e mbajnë në burgim të vetmuar, 23 orë e gjysmë në ditë, pa e lënë të na takojë dhe pa ndihmën psikiatrike për të cilën ka nevojë”.
Assange po përballet me 17 akuza spiunazhi nga SHBA.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel