Ndërroi jetë 68 vjeçarja/ 24 të vdekur dhe 467 të infektuar në Shqipëri
14/04/2020 00:26
Në Shqipëri numri i të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 24 të hënën në mbrëmje.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një 68-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga insufiçenca renale, ndërroi jetë.
Ajo po trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar, ku nuk ka arritur të mbijetojë. Ndërkohë më herët gjatë të hënës u njoftua se në të gjithë vendin në 24 orët e fundit kishte 21 raste të reja, duke e çuar në total numrin e të prekurve me koronavirus në Shqipëri në 467.
Top Channel