Parada tradicionale e kamzhikut për Pashkë është pjesë e fundjavës festive në Çeki, Sllovaki dhe disa pjesë të Hungarisë, por këtë vit nuk do të praktikohet prej bllokadës së koronavirusit.

Koronavirusi ka shpëtuar bukuroshet çeke nga tradita kurioze, në të cilën burrat fshikullojnë ato simbolikisht, në këmbim të vezëve të Pashkëve.

Çdo të hënë Pashkësh burrat marrin një kamzhik të krijuar vetë dhe shkojnë shtëpi më shtëpi. Ata fillimisht u këndonë grave një vjershë për vezët, për pranverën, bollëkun dhe fertilitetin. Më pas gruaja kthehet mbrapsht dhe burri “e godet” disa herë në kurriz.

Por nëse ai është i paduruar dhe vjen në shtëpinë e gruas para mesditës, ajo mund t’i hedhë një kovë ujë në kokë. Nëse ai e kryen siç duhet detyrën gruaja i jep një vezë pashke me raki kumbulle.

Por me kalimin e viteve tradita po e humbet entuziazmin.

“Më ka dhembur shumë”, tha Ladka Bauerova, nga Praga. “Dhe kur isha e vogël e mbaj mend siletin prej simbolikës që ne duhet t’i japim vezë burrave që ata të mos jenë të dhunshëm, apo s’është kështu?”.

Këtë vit burrat çekë duhet të linin kamzhikët në shtëpi dhe kryeminsitri Andrej Babiš nxiti qytetarët të festojnë në mënyrë të përgjegjshme.
Ai është shfaqur në një video humoristike duke ndjekur gruan e tij Monica me një kamzhik në dorë, para se të ndalojë dhe të shpjëgojë se njerëzit duhet të zbatojnë masat e kufizimeve.
Çekia ka deri tani 139 vdekje nga Covid-19.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA