Qeveria britanike bën të ditur se shëndeti i kryeministrit Boris Johsnon është përmirësuar. Një zëdhënës i saj tha: Kryeministri vijon të përmirësohet çdo ditë. Ai qëndron në spital, ku është shtruar prej të dielës së shkuar, por nuk është më në kujdesin intensiv.
Ndërkohë mediat britanike duke cituar burime nga spitali ku është Boris Johnson bëjnë me dije se ai po e kalon kohë n teksa kurohet duke bërë lojëra të ndryshme dhe duke parë filma.
“Kryeministri vazhdon të bëjë përparim shumë të mirë,” tha një zëdhënës i Downing Street në një azhurnim të shkurtër të përditshëm.
Ndërkohë e fejuara e tij Carrie Symonds i ka dërguar letra rreth saj dhe për fëmijë për ta ndihmuar moralisht kryeministrin e Britanisë së Madhe.
Top Channel