Ish-mbretëresha e popit Madonna ka thënë së fundi se po vuan netë pa gjumë pasi në 24 orë ka humbur kushëririn e saj dhe dy miq të ngushtë, nga koronavirusi.
Këngëtarja 61 vjeçare njoftoi lajmin në një video në Instagram të cilën e quante “ditari i karantinës” ku i tha fansave se tre njerëz të afërt ishin ndarë prej saj brenda një dite.
“Dita e nëntë e ditarit të karantinës. Nuk mund të kemi vetëm ditë të mira”.
Më pas ajo tregon orën që sapo ka kaluar mesnata dhe vazhdon regjistrimin:
“Shigjeta djegëse ka hyrë thellë brenda meje dhe rëshket poshtë këmbëve të mia, nuk mund të përqendrohem në asgjë tjetër përveç një mjeti për shërimin, dhe nuk e di se çfarë forme mund të marrë kjo”.
Madonna tregon lajmin tragjik të humbjes së 3 njerëzve të dashur në 24 orë pa përmendur se kanë vdekur nga koronavirusi, por thotë se miku dhe bashkëpunëtori i saj i vjetër muzikor Orlando Puerta, ndërroi jetë nga një infeksion i rrugëve të sipërme respiratore.
Më pas këngëtarja kalon shpejt në një temë krejt tjetër, duke u ankuar se djali i saj tallet me një të vrarë të vjetër që ajo ka në gju.
“Nëse im bir më thotë edhe një herë tjetër se kam thyer legenin do të shpërthej. Nëse dikush ta thotë këtë kaq shumë herë në ditë, kështu do të ndjehesh”.
Top Channel