Boris Johnson me CoVid-19/ Shërimi i tij ende në një fazë të hershme

10/04/2020 14:26

Kryeministri britanik Boris Johnson “po ndjehet mirë” pasi doli nga kujdesi intensiv, por shërimi i tij është në një fazë të hershme, tha zëdhënësi i tij.

“Kryeministri sapo ka filluar shërimin e tij dhe ai do të marrë këshillat e tij nga ekipi i tij mjekësor”, tha zëdhënësi kur u pyet se kur do të kthehej në punë lideri britanik .

Johnson, 55-vjeçar, është shtruar në Spitalin Shën Tomasi të dielën në mbrëmje, pas kollës së vazhdueshme dhe temperaturës së lartë.

Ai njoftoi në fund të muajit mars se ishte infektuar me koronavirus. Simptomat e tij përfshinin temperaturë të lartë dhe kollë.

Për rreth dhjetë ditë, kryeministri britanik qëndroi në vetëizolim në shtëpi, mirëpo simptomat e sëmundjes nuk po i kalonin, duke e detyruar të hospitalizohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA