Një universitet në Japoni nuk ka hequr dorë nga ceremonia e diplomimit megjithë masat e ashpra kundër epidemisë, duke përdorur robotë androidë të kontrolluar nga studentët prej shtëpive të tyre.

Administrata e Business Breakthrough University në Tokio u dhe studentëve të vetë-izoluar kontrollin në distancë të robotëve tip ‘Newme’ që kanë formë njerëzore dhe ecin me rrota.

Trupi i robotëve mbulohej nga pelerina e zezë e diplomimit ndërsa tabletat dixhitale ndriçonin me fytyrën e të diplomuarve në lidhje direkte.
Ndërsa profesori i vërtetë Kenichi Ohmae, lexonte emrat e të rinjve e të rejave të cilët afroheshin me radhë për të marrë diplomat.
Në një foto ai shihet duke qëndruar krenar mes dy robotëve të sapo-diplomuar, me fytyra studentësh që buzëqeshnin të kënaqur.
Ceremonia u mbajt në fakt vetëm për katër studentë, për të evituar grumbullimet e mëdha të njerëzve.
Universiteti thotë se shpreson që iniciative e tij të kthehet në një model për shkolla të tjera, teksa vendi kërkon të shmangë grumbullimet e mëdha.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA