Elina Nosova, 18 vjeçe, qëndroi vetëm 15 minuta në krevatin e solarit me çmim oferte por më pas trupi i saj u mbush me fluska dhe u dërgua me urgjencë në spital me diegie të gradës së dytë.

Studentja e mjekësisë pësoi djegie në 80% të trupit pas sesionit të abronzaturës që kushtonte vetëm rreth 4 euro.
18 vjeçarja ruse tashmë po lufton për jetën pasi mendoi të ngyroste lëkurën për disa foto në qytetin bregdetar të Sochi.
Policia ka hapur tashmë hetime mbi sallonin e solarit.

Nëna e saj Irina tha: “Kur u kthye po e lëvizte trupin në mënyrë të çuditshme. E pyeta ‘përse je kaq e verdhë, ke lyer gjë fytyrën?’ Por kur u afrova pashë që ishte mbushur me fluska në fytyrë, në veshë e në qafë”.

Shumë shpejt Elina nuk qëndronte dot në këmbë e temperatura iu ngrit. Ajo u dërgua në spital pasi ishte “skuqur e gjallë” në sallonin e solarit me djegie në të gjithë trupin.

Drejtuesja e sallonit pretendonte se Elina nuk i kishte thënë që ishte hera e parë në shtratin e solarit edhe pse i kishte thënë se ishte hera e parë në këtë sallon.
“Të gjitha gratë e dinë se herën e parë në solar niset me vetëm pesë minuta”, tha menaxherja.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel