Sonte nata e tretë në kujdes intensiv, dalin detaje të reja rreth shëndetit të Boris Johnson

08/04/2020 22:00

Kryeministri britanik Boris Johnson është ende në një kujdes intensiv dhe gjendja e tij po përmirësohet, tha sot ministri i Financave, Rishi Sunak.

“E fundit nga spitali është se kryeministri mbetet në kujdes intensiv, ku gjendja e tij po përmirësohet. Ai mund të qëndrojë ulur në shtratin e tij,” tha Sunak, transmeton Reuters.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, kaloi të martën natën e dytë në kujdes intensiv.

Johnson është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars. Kryeministri po mbahet në spitalin St Thomas të Londrës “për monitorim të afërt”, tha Qeveria britanike.

Edhe zëdhënësi i Johnsonit tha se gjendja e tij “është e qëndrueshme”. Johnson është shtruar në spital më 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të sëmundjes, ndërsa të hënën mbrëma është transferuar në kujdes intensiv.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA