Pacienti me Covid-19 mbush 100-vjeç, infermierët e surprizojnë me tortë dhe i japin lajmin e gëzueshëm për sëmundjen

08/04/2020 19:06

PORTUGALI- Një pacienti i prekur nga koronavirusi, u surpriza nga infermieret e spitalit ku ai po kurohet.

Ai sot u njoftua se ka mposhtur koronavirusin dhe infermierët kanë blerë një tortë dhe kanë hyrë në dhomën e tij duke i uruar shëndet në këtë periudhë që i nevojitet më së shumti.

Ndërkohë në media janë shpërndarë disa pamje që të ngrohin zemrën ku infermierët i afrohen me tortë në dorë, në Qendrën Spitalore Universitare të Sao Joao në qytetin e Porto në Portugali.  Më 31 pacienti mbushi plotë 100 vjeç, por surpriza për të erdhi pak me vonesë.

Vajza e tij Maria Jose, 61 vjeçe, thirri një ambulancë për babanë e saj në 24 mars, kur ai filloi të tregojë simptoma të virusit vdekjeprurës.

“Ai pati një kollë të thatë në fillim, pastaj me shumë pështymë, dhe mori një ethe që nuk do të largohej,” tha ajo.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel