Rusia akuzon adminsitratën Trump për agresion në hapësirë

07/04/2020 17:11

Agjencia hapësinore ruse Roscosmos ka akuzuar së fundmi presidentin amerikan Donald Trump për “plane agresive të kapjes së planeteve.”

Në deklaratën e drejtorit të përgjithshëm të Roscosmos, Gjeneral Sergey Saveliev, të publikuar në faqen e saj të internetit, jepet reagimi ndaj dekretit të adminsitratës Trump për “Inkurajimin e Mbështetjes Ndërkombëtare në Përdormin e Burimeve të Hapësirës” e nënshkruar një ditë më parë nga presidenti i SHBA.

“Tentativat e përvetësimit të hapësirës dhe planet agresive për kapjen e territoreve të planetëve të tjerë, nuk do të nxisin bashkëpunimin e frytshëm me vendet e tjera,” thuhet në deklaratë.

“Ka pasur shembuj në histori kur një vend ka tentuar të marrë territore në përfitim të tyre – dhe të gjithë e mbajmë mend sesi përfundoi,” shtonte Saveliev.

Më herët Roscosmos njoftoi planet për dërgimin e një ekspedite në hënë në 2031 e 2034, për të ndërtuar atje një bazë use. Kreu i Roscosmos tha gjithashtu se Rusia do të dërgojë robotë atje.

Top Channel