Marina e Indisë nis planet e blerjes së tre nëndetëseve ruse kategoria Kilo

07/04/2020 19:48

India duket se do të pranojë një ofertë e kompanisë shtetërore ruse të rinovimit dhe ndëritmit të nëndetëseve për tre luftanije me një kosto prej $1.8-2 miliardë, në një ofertë të leverdishme për rritjen madhore të kapaciteteve ushtarake.

Nëndetëset e mbiquajtura ‘Vrima e Zezë’ nga NATO për arsye të qetësisë me të cilën lëvizin, janë importuar gjithashtu nga vende të Lindjes së Mesme, Azia e Kina dhe mund të përshtaten me një rang të gjerë municionesh moderne si raketat e reja Kalibr e Zicron.

India është përdoruesja e dytë më e madhe e nëndetëseve Kilo Class, edhe pse kanë modele më të vjetra sesa ato të përdorura nga Vietnami e Kina. Marrveshja e fundit do të përfshijë dhe lënien në përdorim të nëndetëses bërthamore Akula Class, e cila është më e rëndë e më e durueshme për objektiva ofensive, të cilat plotësojnë rolin kryesisht difensiv të mjeteve Kilo Class.

FOTO GALERI
1/3
India është përdoruesja e dytë më e madhe e nëndetëseve Kilo Class

Top Channel