COVID-19/ Çfarë po ndodh në Spanjë? Hyseni: Spitalet janë të mbingarkuara, ka ulje-ngritje të viktimave

07/04/2020 14:38

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë, për Spanjën dhe Portugalinë, Eduard Hyseni.

Hyseni, u shpreh se situata në Spanjë vijon të mbetet ende e vëshitrë. Edhe pse para pak ditësh u mendua se kurba filloi të ulej, thotë Hyseni, përsëri ka pësuar rritje. Sa i përket masave, Hyseni tha se janë të përngjashme me vendin tonë, lëvizjet janë paralizuar dhe vetëm nga një person në shtëpi ka të drejtë të dalë për të kryer nevojat e posaçme. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Eduard Hyseni konfirmoi se Spanja ka mbipopulluar të gjitha spitalet dhe për këtë arësye ka ka kthyer hapësirat- që më parë shfrytëoheshin për panarire- në spitale. Po ashtu ai tha se në disa zona anijet luftarake janë kthyer në spitale, për t’i bërë ballë në këtë mënyrë kësaj pandemie.

“Në Spanjë ishte një gëzim i vogël sepse kishte rënie të numrit të të vdekjeve. Por çuditërisht dje dhe sot është ngritur numri në 743 të vdekur. Duke pasur këtë ulje dhe ngritje dhe mendonim që do të kishte lehtësira, por ende nuk ka ndryshuar gjë. Është një situatë alarmi. Është bllokuar çdo lëvizje. Lejohet të dalësh vetëm për të bërë ndonjë pazar, nga një person në familje. Piku ishte këto dy ditë. Ka ulje-ngritje të viktimave. Është një situatë e vështirë se duke mos pasur ndryshim të situatës, qeveria spanjolle e shtyu edhe dy ditë të tjera masat drastike. Por mendojmë se do të jetë pak më tepër. Është një hapësirë shumë e madhe e panairëve ndërkombëtare dhe kombëtare, që janë kthyer në spitale. Është një ndihmë e madhe pasi spitalet janë të mbingarkuara. Dy spitalet e përkohshëm kanë bërë goxha punë si në Madrid dhe në Barcelonë. Po ashtu ushtria ka vendosur në ndihmë anije spitale. Kanë vendosur dhe këto në ndihmë. Këtu ka një vendosmëri dhe punë të paparë të pjesës së mjekëve, edhe pse numri i të infektuarve ka shkuar shumë mbi 19 mijë nga ana e personelit mjekësor. Por janë të përkushtuar dhe ata që janë karantinuar do të rikthehen prapë në detyrë. Nga ora 8 dalin të gjithë banorët duke duartrokitur”, u shpreh Hyseni.

Top Channel