“Bum” aplikimesh, mbi 61 mijë kërkesa brenda një jave për ndihmën financiare

07/04/2020 13:51

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë detaje për procesin e aplikimit dhe shpërndarjes së ndihmës financiare për biznesin e vogël.

Sipas të dhënave në ditët e para të nisjes së aplikimeve për pagën e luftës, janë regjistruar 36419 kërkesa nga ana e bizneseve të vogla dhe 61229 kërkesa nga të punësuarit ose të vetëpunësuarit, ndërsa deri më tani është miratuar kërkesa e 6 273 subjekteve dhe 10 701 individëve.

Janë plot 36 419 biznese dhe 61 229 punonjës që kërkojnë të përfitojnë nga paga e luftës, në vetëm 7 ditët e para të nisjes së aplikimeve.

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se deri më tani ka miratuar përfitimin e ndihmës financiare për 6 273 subjekte dhe 10 701 individë, ndërsa administrata tatimore ka verifikuar 8 412 biznese dhe 14 348 punonjës, për të parë nëse do ta përfitojnë ose jo këtë pagesë.

Nga paketa financiare e qeverisë pritet të përfitojnë 123,871 qytetarë, me efekte financiar mbi 5,8 miliardë lekë, në tre muaj. Po ashtu do të përfitojnë rreth 60 mijë të punësuar e vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë ne vit, përfitojnë pagë 26 mijë lekë/muaj.

Një tjetër kategori që përfiton është edhe ata të punësuar, të cilët kanë deklaruar pagë 0, që janë rreth 30 mijë persona, që do të marrin 26 mijë lekë/muaj.

Ndërkohë rreth 70 mijë familje në ndihmë ekonomike, përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të ndihmës ekonomike si dhe 2,700 individë me pagesë papunësie, përfitojnë dyfishin e pagesë aktuale të papunësisë

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA