Shimpanzetë në një kopësht zoologjik në Rusi po ndjekin tashmë filma vizatimorë për të evituar rënien në depresion teksa vizitorët qëndrojnë larg prej bllokadës së koronavirusit.

Kujdestarët e kopshtit thonë se shimpanzetë binjake Tikhon e Anfisa janë në humor të rënduar që prej tetë ditësh kur vizitorët ndaluan të vinin në parkun zoologjik.

Primatët që janë inteligjente e mjaft të shoqërueshëm, ndjejnë mungesën e vizitorëve në kopshtin Royev Ruchey në Krasnoyarsk, në Siberi, i cili është mbyllur nga zyrtarët.

Pasi e pamë që ata po bëheshin të trishtuar ne vendosëm një televizor për t’u shfaqur filma vizatimorë”, tha drejtori Andrey Gorban duke shtuar se mes animacineve ata shikojnë dhe Mbretin Luan.

“Seriali i tyre i preferuar është një film rus me një majmun që jeton në kopësht zoologjik. Ata e shikojnë pa pushim”, shton drejtori.

Madje mashkulli Tikhon, shtrihet në divan duke ngnënë perime teksa shikon kartonat.

Femra Anfisa, është parë të luajë me një lojë ndërtuese për fëmijë, si dhe një buzëkuq që i është dhënë nga një prej stafit.
‘Një anëtar i stafit i ka treguar njëherë hapat si të veprojë me të dhe ajo tani i përsërit vazhdimisht,’ thotë Siberian Times.
Rusia ka regjistruar deri tani 2,765 raste me koronavirus e 24 vdekje.

FOTO GALERI
2/4
Anfisa, është parë të luajë me një lojë ndërtuese për fëmijë, si dhe një buzëkuq që i është dhënë nga një prej stafit

Top Channel