Vetë-izolimi/ Shoferi justifikohet para policëve se po bënte lëvizje “thelbësore” për të blerë marijuanë

01/04/2020 16:39

Një shofer ofroi dje një justifikim të ri për të shkelur rregullat e izolimit të koronavirusit kur u ndalua nga policia në Kardif të Uellsit.

Kur patrulla e pyeti se ku po shkonte jashtë fashës orare të lejuar ai u përgjigj se udhëtimi i tij ishte pojesë e lëvizje të lejuara “esenciale” sepse duhet të blente marijuanë, sipas policisë.

Oficerët e shpërndanë incidentin në llogarinë e tyre Twitter, duke thënë se më pas burri i arrestuar për shkelje të rregullave të karantinës dhe për zotërim kanabisi.

Ata shtonin se shucia e njerëzve në Britani kishin ndjekur udhëzimet e qeverisë, ndërsa rasti i mësipërm ishte një nga përjashtimet.

Qeveria atje ka thënë se do të lejohen vetëm lëvzijet “esenciale” ku përfshihen blerja e ushqimit dhe e mjekimeve, jë dalje e shkurtër për ushtrime, dhënia e ndihmës mjekësore dhe udhëtimi për në punë, kur nuk ke mundësi të punosh nga shtëpia.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel