Data 1 prill ka shënuar edhe fillimin e aplikimeve për subjektet me xhiro deri në 14 mln lekë të cilat nuk kanë vazhduar aktivitetin si pasojë e pandemisë Covid 19.
Por ndërsa për biznesin interesimi ka qenë i lartë ekspertët pohojnë se sistemi sot ka qenë jofunksional shumicën e kohës ndërsa nuk mungojnë as vështirësitë e tjera
Ndonëse në Korçë ashtu si edhe në gjithë Shqipërinë janë të shumta bizneset që kanë mbyllur aktivitetin, nëse nuk janë në listën e aktiviteteve të mbyllura, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë të punësuarit në to nuk përfitojnë nga paga minimale.
Edhe pse sot ka qenë e paqartë cilët janë përfituesit, drejtoria e tatimeve në Korçë ka afishuar këtë listë me 51 bizneset përfitues.
Top Channel