Deklaroi se koronavirusi s’është i vërtetë por veçse një shpikje, nisin hetimet për analistin e njohur
01/04/2020 09:36
Në një kohë kur bota ka shpallur pandeminë, nga e cila aktualisht numërohen 42,344 vdekje, analisti Olsi Jazexhiu është shprehur publikisht se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha është një shpikje.
Në postimet e tij në Facebook, Jazexhiu ka rrëzuar poshtë vërtetësinë e virusit, ndërkohë që nuk ka kursyer edhe komente ndaj masave shtrënguese të marra nga qeveria Rama. Mësohet se ditën e djeshme janë marrë nën hetim 10 qytetarë, për “deklarata të gabuara”, në mesin e tyre edhe Jazexhiu.
E ftuar mbrëmë në emisionin “Open”, gazetarja Anila Hoxha deklaroi se për të dhe të tjerët kanë nisur hetimet dhe se tashmë dosja gjendet në prokurori.
Top Channel