Izolimi nga pandemia e koronavirusit nuk duhet të jetë shumë problem për David e Victoria Beckham, sidomos pas blerjes së tyre të fundit, një apartament 24 mln $ në ndërtesën “Një Mijë Muzeume” në Miami.

Shtëpia luksoze, e dizenjuar nga Zaha Hadid, u përfundua në fund të 2019.

Sipas “The Sun”, familja e famshme do të jetojnë në “majë” të pronës ekstravagante, 215 metra e lartë, me pesë dhoma gjumi, një pishinë, e madje pistë për uljen e helikopterit.

Apartamenti i ri i bashkohet koleksionit të banesave të tjera të Beckham, vilës 31 milionë paund në Londër e shtëpisë së Costwolds, me vlerë 6 mln paund.

FOTO GALERI
5/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA