Mes tymosësve përfshiheshin dy fëmijë të vegjël që dukeshin rreth pesë vjeç, ata mbanin vetë cigaret e tyre ndërsa një foshnje ishte në djep.

Disa pamje shokuese janë përhapur në rrjetet sociale ku shihet tre fëmijë që tymosin ato që besojnë se janë cigare herbale për të luftuar koroanvirusin.

Një grua me cigare në dorë shihet që mban në djep një foshnje teksa tymos. Pamjet raportohet se vijnë nga Indonezia, ku besohet se thithja e barërave medicinale mund të luftojë sëmundjen e koronavirusit.

“Shpresojmë që dashtë Zoti, Covid-19 të mos na kapë”, dëgjohet në video.
Cigaret herbale njihen në vend si ‘rokok sin’, dhe përdoren gjerësisht në Indonezi.

Por Vaksinologu Dirga Sakti Rambe tha për mediat e vendit aziatik: “Lënia e duhanit ose shmangia e tymosjes pasive mund të parandalojë covid-19. Ata që tymosin janë më të rrezikuar të infektohen me probleme respiratore”.

Ministria e grave dhe e fëmijëve tha dje se pamjet tregojnë “prindërim të papërgjegjshëm” dhe i bëri thirrje njerëzve të identifikonin familjen në fjalë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel