Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, me anë të një lidhjeje me “Skype” nga Italia ishte i ftuar Marcelo.
Marcelo, ka emocionuar së fundmi mbarë shqiptarët, pasi në shenjë falenderimi ndaj vendit tonë, për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve, luajti me flaut himin tonë kombëtar. Gjatë fjalës së tij, Marcelo u shpreh se e ka përzemër Shqipërinë, pasi edhe pse një vend i varfër, iu gjend në ndihmë kombit italian, në këtë situatë tragjike që ndodhet vendi, si pasojë e virusit korona.
“Unë kam fqinjë shqiptarë dhe teksa isha duke luajtur në ballkon me flaut, i pyes ata për himnin. Është një gjë shumë e bukur ajo që Shqipëria bëri për ne. Unë nuk e njihja as kryeministrin tuaj, u gëzova shumë për gjestin, pasi edhe pse e varfër, Shqipëria preferoi të na ndihmojë. Faliminderit Shqipëri ju dua me gjithë zemër”, u shpreh Marcelo.
“Miku që dhe euron e fundit në xhep ta jep”/ Rama publikon videon e italianit që luan me fyell himnin shqiptar: Jam drithëruar fort
Top Channel