Zgjerohet harta/ Mirdita i shtohet qyteteve të infektuar me CoVid-19, i prekur kishte 10 ditë i sëmurë

29/03/2020 11:57

Mirdita i shtohet hartës së qyteteve që janë të prekur me Covid 19.

I prekuri me Covid-19 kishte 10 ditë që ndodhej në shtëpi dhe merrte mjekim për veshkat dhe vetëm dje ai ka shfaqur simptomat që bënë te dyshonin mjekët për koronavirus. 55-vjeçarit i është bërë tamponi dhe skaneri ku ka rezultuar pozitiv pra i prekur nga Covid-19.

Gjendja e tij shëndetësore është e rënduar në spitalin infektiv. Pritet tu bëhet tamponi stafit të spitalit të Mirditës pasi dhe bashkëshortja e të infektuarit të parë në Mirditë është pjesë e stafit të spitalit në Mirditë.

Ndërkohë numri total i të prekurve në të gjithë Shqipërinë ka shkuar në 212. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 raste të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA